You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Reja flet hapur për largimin e Grezdës: Vendimi i tij, askush nuk është i pazëvendësueshëm

E fundit/ Reja flet hapur për largimin e Grezdës: Vendimi i tij, askush nuk është i pazëvendësueshëm

Shqipëria do të ndeshet me Islandën, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një takim me rëndësi të lartë kjo për kuqezinjtë, pasi luajnë shanset e tyre për të përsëritur ëndrrën e madhe.

Në prag të kësaj transferte, gjatë ditës së sotme është programuar edhe konferenca e fundit përpara kësaj përballje, atje ku do të gjendet për të folur kapiteni Hysaj dhe trajneri Reja. Më poshtë mund të ndiqni edhe fjalët e thëna nga trajneri i Kombëtares:

“Lojtarëve i kam shprehur filozofinë time dhe ata e kanë zbatuar. 15 ditë nuk është një periudhë e gjatë. Në fushë duhet të marrim një rezultat të mirë, që do të jepte besim lojtarëve që sistemi po funksionon dhe mundi nuk ka shkuar dëm. Ajo që pres nga ekipi është ekulibrimi në fushë. Duhet të jemi të suksseshëm edhe në fazën sulmuese, jo vetëm të rrimë në mbrojtje.

Ekipi duhet të dalë në fushë i bindur për të marrë një fitore. Islanda do mundohet të rrezikojë me topat e futur në zonë. Do mundohemi të krijojmë raste me karakteristikat e lojtarëve tonë.

Do të mundohemi të evitojmë pritjen e kundërshtarit në zonë, sepse kanë rrezikshmëri të madhe. Nuk ka një çështje Grezda në Kombëtare. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme, ajo ishte zgjedhje e tij. Grezda është në planet tona dhe do të flasim sërish në të ardhmen. Mbi të gjitha ai ka dhënë deklarata, nuk besoj se mund të jem unë pjesë e tyre. Mendojmë më mirë për ndeshjen nesër se është më e rëndësishme. Më mirë të kalojmë diskutimin në nivelin e grupit dhe jo individual. Të gjithë janë të vlefshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top