You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Rei Manaj zgjohet nga ëndrra, stërvitja dhe nuk ndodhet në listën e Barcelonës

E FUNDIT/ Rei Manaj zgjohet nga ëndrra, stërvitja dhe nuk ndodhet në listën e Barcelonës

Një lajm i bujshëm erdhi dje nga Spanja dhe tërësisht i papritur, atje ku Rei Manaj është bashkuar me ekipin e parë të Barcelonës. Vetëm një ndeshje kishte zhvilluar sulmuesi shqiptar me ekipin B të katalanasve, por që mjaftoi për të fituar interesimin e skuadrës së drejtuar nga ana e Setien.

Ky i fundit dëshironte që ta shihte më nga afër lojtarin e Shqipërisë, duke i dhënë mundësinë që të stërvitej me Mesin dhe Griezman. Një ëndërr e madhe për vetë lojtarin, që nuk e priste që t’i jepej një shans i tillë brenda një kohe kaq të shkurtër.

Por është momenti që Manaj të zgjohet, pasi Barcelona e ka shpallur listën me 18 lojtarët që do të ketë në dizpozicion për ndeshjen e sotme kundër Leganesit. Atje mungon emri i futbollistit shqiptar, që e kanë dërguar sërish te Barcelona B. Gjithsesi ajo thirrje e djeshme shërben si një motivim për Manajn që ka vëmendjen e klubit dhe nëse do të lërë gjurmë tek ekipi i dytë, do të ketë shanset e tij për debutimin e madh.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top