You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Rei Manaj gjendet në listën e Barcelonës, por jo i zgjedhur nga Setien

E FUNDIT/ Rei Manaj gjendet në listën e Barcelonës, por jo i zgjedhur nga Setien

Rei Manaj është grumbulluar në ekipin e parë të Barcelonës për stërvitje edhe përpara ndeshjes ndaj Levantes në kampionat. Por trajneri Setien ka marrë të njëjtin vendim, ashtu si edhe më parë kur u ndesh në Kupë ndaj Leganesit.

Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar në listën e katalanasve, por te ajo që dëshironte më pak. Manaj gjendet te Barcelona B, ndërsa këta të fundit do të ndeshen në orën 12:00 ndaj Prat në transfertë. Pritshmëritë dhe shanset ishin të mëdha për të parë lojtarin kuqezi në ekip të parë, por duket ende e vështirë. Sa i përket emrave nga ekipi i të rinjëve që do të gjendet me Setien, trajneri ka preferuar Riqui Puig, Monchu dhe Collado.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top