You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E fundit/ Portieri i Mançester Sitit aplikon për pasaportën, do të jetë për Kosovën “në finale”

E fundit/ Portieri i Mançester Sitit aplikon për pasaportën, do të jetë për Kosovën “në finale”

Në listën e Shaland për takimet ndaj Maltës dhe Ishujt Faroe, që ishin programuar në tetor për Kosovën, ajo që ka bërë habi ka qenë lista e trajnerit të dardanëve.

Përse jashtë Muriç? Nëpër media ka qarkulluar prej kohësh lajmi i bujshëm, se portieri i Sitit ka zgjedhur Kosovën për të vazhduar sa i përket përfaqësueseve. Me fanellën e Sitit e ka bërë debutimin vetëm përpara pak kohësh, në një ndeshje Kupe.

Për momentin aktivizimi i tij si portieri i parë me Guardiolën është ende larg, pasi Ederson është preference e parë. Megjithatë flasim për një portier të Mançester Sitit dhe Kosova forcohet me të.

Tashmë sipas asaj që raportohet në orët e fundit, Muriç ka aplikuar për pasaportë, të cilën do ta ketë gati në muajin e ardhshëm. Pra, në finale që Kosova do të luajë ndaj Azerbajxhanit për kryesimin e grupit, dardanët do të jenë të sigurtë edhe për portën e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top