
Tashmë është një çështje e mbyllur, Drita e ka zgjedhur trajnerin e saj të ri. Në sezonin e shkuar, ekipi i Dritës ka arritur të fitojë titullin kampion, por fillimi i sezonit të ri, nuk ishte ai i dëshiruari nga ana e tifozëve, por edhe vetë drejtuesve të klubit.
Bekim Isufi dha dorëheqjen, ndërsa Drita tashmë njeh trajnerin e ri. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Shpëtim Duro ka mbyllur marrëveshjen me ekipin që luan në Kosovë. Në balotazh me të, ka qenë edhe trajneri tjetër nga Shqipëria, Ernest Gjoka, megjithatë drejtuesit e Dritës duket se e kanë bërë zgjedhjen e tyre. /Shqipëria.ch/