
Një surprizë e madhe ka ardhur nga PAOK dhe trajneri portugez që e drejton për takimin e turit të tretë të “Champions League”, atje ku do të përballen ndaj Ajaksit.
Do të ishte pikërisht Ferrera njeriu që do të ndalonte largimin e Ergys Kaçes. Duke i dhënë një mundësi për të treguar vlerat në përgatitore, mesfushori shqiptar dha gjithçka për t’i bindur drejtuesit se është i aftë për të luajtur me kampionët e Greqisë.
Por një surprizë jo e bukur vjen nga Greqia. Në listën e reduktuar me 20 lojtarët e grumbulluar për takimin ndaj Ajaksit, nuk përfshihet Erygs Kaçe. Megjithëse emri i tij gjendej në listën tjetër me 25 lojtarë, duke u hequr në momentet e fundit nga trajneri.
Nga ana tjetër e njëjta histori vlen edhe për mbrojtësin shqiptar që u morr me bujë dhe me një prezantim si nëpër filma, Enea Mihaj. Ky i fundit është lënë jashtë në përballjen ndaj Ajaksit, falë reduktimi të listës. /Shqipera.ch/