Meritan Shabani quhet dhe është padyshim emri më i përmendur në Gjermani është, sa i përket futbollistëve shqiptarë. Kjo për të vetmen arsye, pasi flasim për një lojtar që është pjesë e ekipit të Bajernit të Mynihut, ndërsa e ardhmja e tij është e padiskutueshme.
Jehona e Shabanit ka mbërritur deri në Itali, aqsa mediat fqinje po i kushtojnë artikuj të veçanë këtij njeriu. E fundit, ishte një pasqyrim rreth gjendjes së lojtarit sa i përket afrimit drejt Shqipërisë, por edhe gjendjes së tij te bavarezët e një largimi të mundshëm. Shabani, ose ashtu siç emërtohet tani “Schweunsteigeri shqiptar”, është një bast i fituar i trajnerit Heynckes, që bëri debutimin me të në datën 28 prill, datë kjo e cila do të mbahet mend gjatë për vetë futbollistin. Një elegancë dhe vizion loje, vetëm për t’u admiruar, është dhurata që mund ta gëzonin aq shumë trajnerin shqiptar, shprehen në Itali.
Prindërit e Shabanit janë nga Kosova, megjithëse ai është lindur në Mynih, por një faktor që mund të ndikojë në zgjedhjen e tij, është pikërisht vendlindja e prindërve të tij, që e thërret për ta pasur në gjirin e saj.
Nga ana tjetër, kemi zhvillime të reja sa i përket karrierës së Meritan Shabanit. Më parë ai firmosi edhe kontratën e tij të parë profesionale, deri në qershor të 2020 me bavarezët. Por situata nuk është kaq e mirë në drejtimin e trajnerit Kovaç, që nuk e ka marrë asnjëherë deri më tani Shabanin në ekipin e parë.
Një ekskluzive që vjen nga Italia, është fakti se skautët e Interit dhe Juventusit po e ndjekin më vëmendje e më nga afër futbollistin shqiptar në ndeshjet që ai ka zhvilluar në “Youth League”, ndërsa kanë dalë gjithmonë të kënaqur nga stadium me vlerësimet pozitive për të. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/