
Panuçi është larguar menjëherë në mëngjesin e sotëm nga Shqipëria, pasi ishte Federata Shqiptare e Futbollit që vendosi ndërprerjen e kësaj kontrate. Jo më kot, pasi trajneri italian dhe bilanci negativ ishin në një histori dashurie.
Por tashmë nuk është më Panuçi në drejtimin e kuqezinjve tanë. “Top Channel” ka marrë fjalët e para të italianit që po kthehej në atdhe, me biletën e prerë. “Më vjen shumë keq, për largimin tim vendosi Armand Duka”, është shprehur trajneri italian, që largohet përpara kohe për në Itali. Shqipëria do të udhëtoj drejt Andorrës, për të marrë një fitore që do i rriste shumë edhe anën psikologjike. /Shqiperia.ch/