You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Nuk ka Gjermani, talenti i Bajernit jep sinjale për Shqipërinë e Kosovën(FOTO)

E fundit/ Nuk ka Gjermani, talenti i Bajernit jep sinjale për Shqipërinë e Kosovën(FOTO)

Një temë aq shumë e diskutuar në kohët e fundit, ishte ajo e talentit Meritan Shabani. Futbollisti që luan me të rinjtë e Bajernit, konsiderohet si një lojtar i prespektivës dhe më të ardhme të madhe te gjermanët.

Ai ka qenë shpeshherë pjesë e skuadrës së parë të Bajernit, duke arritur të gjejë edhe rrjetën në takimin ndaj Mançester Sitit, në një ndeshje miqësore të zhvilluar përpara nisjes së këtij sezoni. Gjermania, Shqipëria dhe Kosova, praktikisht janë tre mundësi që Shabani të zgjedh sa i përket përfaqësueses së tij.

Megjithatë duke u nisur nga sinjalet e fundit, mund të themi se Shqipëria dhe Kosova mund të vazhdojnë lëvizjet e tyre për afrimin e këtij lojtari me shpresë më të madhe. Futbollisti i Bajernit ka publikuar në “Instagram” fanellën e Bajernit, duke i bashkangjitur flamurin eShqipërisë dhe Kosovës. A mund të jetë ky një paralajmërim? Le të shohim… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top