
Vetëm çështje orësh duket të jetë ekipi i ri i Edon Zhegrovës. Talenti shqiptar u përfol se do të nënshkruante me Milanin ose Barcelonën, por rezultuan vetëm thashetheme të merkatos.
SIpas asaj që është raportuar nga mediat belge dhe ato zvicerane, Zhegrova ka udhëtuar drejt Zvicrës për të firmosur me skuadrën e Bazelit. Tek këta të fundit futbollisti dardanas do të jetë në formë huazimi, me të drejtë blerje.
Në këtë skuadër ndodhet edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, i cili do ia bëj më të lehtë ambientimit Zhegrovës. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar i klubit të njohur zviceran për afrimin e fundit, ndërsa Genk që po kërkon titullin kampion, e cilësoi si të panevojshëm. /Shqiperia.ch/