You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Një tjetër ndeshje legjendash mes Shqipërisë dhe Italisë, planifikohet edhe vendi ku do luhet

E fundit/ Një tjetër ndeshje legjendash mes Shqipërisë dhe Italisë, planifikohet edhe vendi ku do luhet

Një tjetër ndeshje e yjeve ashtu siç ndodhi në rastin e tërmetit që goditi Shqipërinë, është duke u organizuar nga Sindikatat e Futbollistëve. Këtë herë për pandeminë që ka përfshirë gjithë botën, ndërsa mund të luhet një ndeshje me emrat e vjetër dhe të njohur të Shqipërisë dhe Italisë.

Këtë e ka pohuar kreu i Sindikatës Shqiptare të Futbollit, Andi Lila, që ishte i ftuar për “Sport News”. Gjithashtu lojtari i Tiranës ka folur edhe për futbollin në vendin tonë, duke prekur temat nga më të ndryshmet pas shqetësimeve që ka krijuar Koronavirusi dhe mënyra sesi po ndikon edhe në buxhetin e klubeve tona.

“Në Shqipëri dhe në gjithë botën mendohet se futbollistët janë njerëzit më të privilegjuar dhe jetojnë në luks. Por në Shqipëri jo të gjithë e kanë atë mundësi, apo edhe kategoritë më të ulëta që ne si Sindikatë kemi krijuar një fond dinjitoz për të ndihmuar anëtarët tonë në këto ditë të vështira. Pasi në fund të fundit ne për këtë arsye u krijuam, që të ndihojmë lojtarët.

Shumica e lojtarëve na kanë shkruajtur pasi nuk është e vështirë që të gjesh kontaktin. Jo vetëm ne të kryesisë por edhe të vullnetarëve të Sindikatës. Kemi pasur kërkesat, kemi bërë grupet dhe jemi ndarë në qytete. Të jem i sinqertë nuk e kam pritur të kishim kaq shumë kërkesa, janë bërë rreth 300 kërkesa dhe nuk e prisja.

Ne do të bëjmë maksimumin që me ato mundësitë që kemi, të shkojmë në çdo shtëpi. Nga FSHF nuk e kemi marrë ende përgjigje për letrën që i kemi dërguar, më veçanërisht për Kategorinë e Dytë. Gjithashtu i kemi dërguar letër edhe Qeverisë.

Të gjithë e dimë sesa e vështirë është kjo situatë dhe këtë e kuptojmë. Klubet e futbollit duhet të privatizohen, pasi nëse janë të bashkisë, atëherë edhe politizohet. Bashkitë i shfrytëzojnë ekipet e futbollit në fushata elektorale. Nëse një klub i futbollit është pjesë e Bashkisë, atëherë çfarë duhet të themi ne?

Unë nuk e dua që Tirana ta marrë titullin në tavolinë, por në fushë. Asnjë nga Tirana nuk e do një gjë të tillë dhe lojtarët mezi po presin që të dalin në fushë. Pastaj nëse do të mbyllet, ne jemi të parët. Pasi të mbyllet kjo, mund të zhvillojmë një ndeshje me yjet në Itali dhe të ardhurat të shkojnë në spitale, në Itali dhe Shqipëri. Duhet ta shohim këtë, jemi duke komunikuar me Sindikatën e Futbollistëve në Itali, por jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Andi Lila. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top