
Zërat e “Tuttomercatoweb” tashmë e japin në formë të zyrtarizuar, ndërsa para pak minutash është raportuar se Elseid Hysaj nuk do të lëviz nga ekipi i Napolit. Teksa të gjithë prisnin kalimin e shqiptarit te Chelsea, një prapakthehu ka ardhur për futbollistin e Kombëtares.
Mbrojtësi i djathtë do të vazhdojë me skuadrën e tij, të paktën deri në verë. Kjo “martesë” do të zgjasë më tepër, ndërsa si garanci për këtë shërbejnë kontaktet e shkëputura të Napolit për të marrë një tjetër futbollist në krahun e shqiptarit.
Asgjë nuk kuptohet në lidhje me këtë vendim, pasi Ancheloti e ka shprehur hapur pakënaqësinë në lidhje me shkodranin. Madje, arriti deri aty aqsa ndaj Interit aktivizoi edhe sulmuesin Kalejon në krahun e Hysajt. Tashmë nga Italia raportohet se drejtuesit e Napolit i kanë dhënë besim Hysajt për vazhdimësi e për t’u mos larguar nga ekipi, ndoshta me një ndërhyrje të vetë presidentit.
Mesa duket De Laurentis, presidenti karizmatik i skuadrës italiane, nuk i duhet të këndojë këngën “Marina, Marina”, gjë që e bën sa herë flitet për marrëveshje me Chelsean, duke iu referuar krahut të djathtë të Abrahmovich. /Shqiperia.ch/