You are here
Home > Kombëtarja > E fundit nga Greqia/ Zgjedhja e Durmishajt e përfunduar, mbeten vetëm çështjet burokratike

E fundit nga Greqia/ Zgjedhja e Durmishajt e përfunduar, mbeten vetëm çështjet burokratike

Fiorin Durmishaj mbetet çështja më e nxehtë e këtyre ditëve, me sulmuesin shqiptar që po ideon një lëvizje të guximshme, për të lënë Shqipërinë e për t’iu bashkuar Greqisë. Ende asnjë vendim zyrtar i marrë nga ana e lojtarit, por në vendin fqinj presin vetëm hedhjen e firmës.

Kështu sipas lajmeve të fundit nga mediat greke, afrimi i Durmishaj është një kapitull i mbyllur. Federata Greke e Futbollit do të njoftojë atë të Shqipërisë, për të mbyllur edhe çështjet burokratike, që sulmuesi shqiptar të jetë i lirë. Kjo pasi Durmishaj ka luajtur më parë me Shpresat e Shqipërisë.

Por edhe nga një vëzhgim i futbollistit në profilin e tij në “Instagram”, fotot që i përkisnin me fanellën e kuqezinjve, janë zhdukur të gjitha si me magji. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top