You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Në Kosovë lajmërojnë miqësoren me Turqinë: Për nder të ditës së Pavarësisë!

E fundit/ Në Kosovë lajmërojnë miqësoren me Turqinë: Për nder të ditës së Pavarësisë!

Federata e Futbollit në Kosovë sapo ka lajmëruar miqësoren më të re të dardanëve, ajo që do të zhvillohet ndaj Turqisë. Bëhet fjalë për një ndeshje veteranësh, që do të luhet në datën 16 shkurt dhe në orën 13:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Sipas vetë mbishkrimit në foton ku njoftohet edhe marrëveshja e arritur me Turqinë, thuhet se një takim i tillë do të luhet për nder të 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës. Një përballje e tillë pritet të krijojë jo pak debat, pasi duke parë pak mbrapa në histori, kundërshtari i zgjedhur nuk është më i miri i mundshmi e për më tepër në një qytet si Prizreni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top