You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Ndryshime në listën e Kombëtares A, largohet nga grumbullimi Eros Grezda

E fundit/ Ndryshime në listën e Kombëtares A, largohet nga grumbullimi Eros Grezda

Ndryshime të reja në listën e Kombëtares A, përpara dy takimeve të rradhës ndaj Islandës dhe Moldavisë. Eros Grezda është larguar nga grumbullimi për arsye personale.

Në vendin e futbollistit të Rangersit, është ftuar Lorenc Trashi. Lojtari i Partizanit është stërvitur për disa ditë me trajnerin Reja, por nuk është preferuar nga italiani për listën paraprake. Ky është largimi i katërt nga futbollistët e Shqipërisë, pasi më parë Memushaj dhe Binaku nuk ia dolën me dëmtimet, ndërsa Marash Kumbulla ka shkuar te U-21 e Bushit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top