
Kapiteni legjendar i Shqipërisë e ka lënë futbollin e luajtur, por kurrsesi që nuk mund të ndodh një lamtumirë e tij nga ky sport. Nuk ka nevojë për emër, pasi njeriu që e ka përjetësuar shirtin e kapiteni te Kombëtarja, është një edhe i vetëm.
Së fundmi Lorik Cana ka përfunduar me sukses dy liçensa, bëhet fjalë për atë të trajnerit dhe drejtorit sportiv. Gjithmonë ishte bërë e ditur se e ardhmja e tij do të ishte drejtimi në Zvicër dhe faktikisht, një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak kohësh.
Sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Cana po mendon të bëhet bashkëpronar dhe të bëj rolin e drejtuesit sportiv, në klubin e Grasshopers. Kjo skuadër ndodhet në elitën e kampionatit zviceran, ndërsa në të ndodhen edhe tre lojtarë shqiptarë.
Arlind Ajeti dhe Bujar Lika janë dy futbollistët e Kombëtares që gjenden në këtë skuadër, por pa harruar këtu edhe Gjelbrim Taipin. Nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohej, atëherë do të bëheshim gati për të parë një pushtim të vërtetë shqiptarësh në Zvicër. /Shqiperia.ch/