You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Mesfushori që luan me Lilën dhe Serbinë, do të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Kosovës

E fundit/ Mesfushori që luan me Lilën dhe Serbinë, do të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Arton Zeka është mesfushori i talentuar që luan me ekipin e Lilës. Madje futbollisti në fjalë ka arritur të debutojë në “Ligue 1” me ekipin që po shkëlqen në Francë. I dalë nga akademia e Partizanit të Beogradit, futbollisti 18-vjeçar duhej të zgjidhte të rinjtë e Serbisë për të përfaqësuar fillimisht.

Por kjo jo për shumë gjatë, pasi vetë familjarët e tij, sipas asaj që raporton “Indeksionline”, tregojnë se Zeka nuk ka ndërmend ta mbaj këtë zgjedhje të tij deri në fund. Futbollist në fjalë është mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa në ditët e mëvonshme do të bëhet e ditur edhe vendimi i tij përfundimtar.

“Artoni aktualisht është i përqendruar te skuadra e tij e re dhe po bën përpjekje maksimale t’i tregoj vlerat e tij. Sa i përket përfshirjes së tij në skuadrat kombëtare të Kosovës ose të Shqipërisë, këtë do ta bëjë të ditur pas kalimin e kohëve. Ai momentalisht ka nevojë për mbeshtetje aty ku është”, u shpreh një familjar i Zekës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top