
Mërgim Mavraj është larguar zyrtarisht nga Ingolshtadi dhe i është bashkuar skuadrës së Greuther Furth. Me këta të fundit, mbrojtësi shqiptar ka qënë pjesë edhe më parë, atje ku do të promovohej për të arritur në “Bundesligë”.
Një zyrtarizim i heshtur, ku megjithëse mungojnë detajet e kontratës dhe marrëveshjes, Mavraj ka dalë në stërvitje me klubin e ri. Vetëm para pak minutash është postuar edhe foto nga séanca stërvitore e Greuther Furth, atje ku gjendej edhe lojtari kuqezi.
“Nuk u ktheva për t’i dhënë fund karrierës sime këtu. Më kanë bindur me mënyrën sesi duhet të luajmë dhe me të cilën tifozët do ta indetifikojnë”, ka thënë mbrojtësi i Shqipërisë, që do të mbetet sërish në ligën e dytë. /Shqiperia.ch/