You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Mediat shqiptare plasin “bombën”: Largohet Panuçi, bëhet gati Eduardo Reja

E fundit/ Mediat shqiptare plasin “bombën”: Largohet Panuçi, bëhet gati Eduardo Reja

Kuqezinjtë kanë marrë një tjetër humbje, këtë herë ndaj Turqisë dhe për kualifikueset e Europianit. Me rezultatin 0-2, Kombëtarja i ka zhgënjyer disi tifozët, që i kishin mbushur shkallët e stadiumit. Pas këtij rezultati aspak pozitiv, nisën edhe në kor ofendimet drejt Panuçit.

Në stadium ishte prezent në Shkodër, edhe ish-trajneri i njohur i Lacios dhe shumë ekipeve italiane, Eduardo Reja. Fillimisht u mendua se kjo ishte një shëtitje e këtij njeriu, por që nuk rezulton kështu sipas mediave shqiptare. “BalkanWeb” raporton se Panuçi do të largohet pas humbjes me Turqinë, ndërsa kanë nisur kontaktet direkte me Eduardo Rejan menjëherë pas ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top