You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Mavraj bëhet “kokë turku”, Arisi merr vendimin përfundimtar: Do të largohet!

E fundit/ Mavraj bëhet “kokë turku”, Arisi merr vendimin përfundimtar: Do të largohet!

Tashmë nuk është vetëm një dyshim apo aludim, Mërgim Mavrajt i duhet të lërë ekipin e Arisit, pavarësisht se ka vetëm pak kohë në këtë aventurë të re. Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Greqisë nga Ergotelist, një turbulencë ka prekur skuadrën greke.

Trajneri Pantelidis është takuar menjëherë me drejtorin sportiv, Diamantopoulos. Ata kanë vendosur për strukturën që do të ndjekin në merkaton e janarit, teksa parashikohet të largohen 9 lojtarë. Mes një liste të gjatë, gjendet edhe emri i Mavrajt. Tashmë ka nisur puna për të kërkuar mënyrën sesi do të zgjidhet kontrata me mbrojtësin shqiptar.

Mediat greke kanë publikuar të plotë listën e lojtarëve që do të largohen në janar nga Arisi, ndërsa mes këtij revolucioni, ka shpëtuar Migjen Basha. Babis Pavlidis, Lefteris Indzoglou, Thomas Nazlidis, Manolis Tzanakakis, Giorgos Valeriano dhe Mërgim Mavraj duhet të bëjnë gati valixhet përpara vitit të ri, për t’u mos kthyer më në të njëjtën vend. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top