
Situata është shumë më serioze nga çfarë mendohej për Rei Manaj, që e ka braktisur takimin ndaj Granadas që pa u mbyllur pjesa e parë. Pasi “vodhi” një top nga mbrojtësi kundërshtar, sulmuesi shqiptar ka përfunduar i shtrirë në tokë dhe me takat në fytyrë.
Më pas ai do të largohej me barrelë dhe i gjakosur nga fusha e lojës, duke e pasur të pamundur vazhdimin e një ndeshje jetike, siç ajo me Grandan për vendin e parë. Megjithatë, më e rëndësishme në këtë moment mbetet gjendja shëndetësore e sulmuesit shqiptar, që është jo pak serioze.
Vetë stafi mjekësor i Albacetes, raporton se Manaj është larguar me urgjencë drejt spitalit, për të parë nëse ka ndonjë goditje në tru dhe sesa serioz është lëndimi i marrë gjatë ndeshjes. “Lojtari është transferuar në Spitalin e PTS për t’u nënshtruar testeve të ndryshme që diagnostikojnë shtrirjen e dëmtimit traumatik të trurit, pas goditjes së marrë gjatë lojës”, shkruhet në njoftimin e stafit të klubit. /Shqiperia.ch/