
Një “mallkim” duket ai i Kaçes, teksa sapo është rikthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë jashtë saj, është dëmtuar sërish.
Panuçi do të shprehej që në grumbullimin e Kombëtares që mesfushori shqiptar nuk ishte në formën fizike të duhur dhe koha i dha të drejtë. Në ndeshjen që Panathinaikosi zhvillojë ndaj AEL-it, Kaçe ishte në fushë pas shumë kohësh, duke qenë një nga lojtarët më të mirë.
Por aty ai morri edhe një goditje në kaviljen e majtë nga kundërshtari i tij dhe me të gjitha mundësitë, Kaçe do të mungojë për ndeshjen e radhës të Panathinaikosit. Megjithatë ngelemi në pritjet të rezonanczës magnetike të mesfushorit të Kombëtares, për të parë më mirë dëmtimin e tij dhe kohën që do të qëndrojë jashtë fushës. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ndeshjen e radhës ndaj Levadikos, futbollisti i Shqipërisë e ka humbur. /Shqipëria.ch/