
Arton Zekaj do të jetë risia e madhe për Kosovën U-21 në përballjet e radhës së muajit shtator. Më parë ai ka qënë pjesë e Kombëtares së Serbisë tek të rinjtë, por erdhi kalimi te dardanët. Sipas asaj që ka raportuar së fundmi “Indeksonline” me një prononcim, Zekaj ka marrë ftesën për ndeshjen e radhës kundër Anglisë.
Debutimi do të vijë në datën 9 shtator, ndërsa më herët nuk ka luajtur me këtë fanellë, pasi ishte i dëmtuar. “Lista do të publikohet të hënën. Do të ketë edhe risi me lojtarë që nuk kanë qenë të grumbulluar më herët. Artoni është njëri prej tyre” tha menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva. /Shqiperia.ch/