You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Largohet Lila dhe Binaku nga Shqipëria, ftohet Keidi Bare dhe dy lojtarë të tjerë

E fundit/ Largohet Lila dhe Binaku nga Shqipëria, ftohet Keidi Bare dhe dy lojtarë të tjerë

Andi Lila dhe Egzon Binaku nuk ia kanë dalë që të jenë të gatshëm për Kombëtaren, pas dhimbjeve të ndjera në grumbullimin në Tropikal. Duke parë këtë gjëndjen e lojtarëve, Panuçi i ka lejuar futbollistët që të kthehen në ekipet e tyre.

Gjithashtu edhe Bekim Balaj ka ndjerë dhimbje në këtë grumbullim, duke pasur shumë dyshime rreth aktivizimit të tij ndaj Turqisë. Por për të zëvendësuar futbollistët e larguar, Panuçi ka ndërmend të ftojë 3 lojtarë të rinjë.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, ftesa i ka mbërritur tashmë Keidi Bares, që do të jetë i gatshëm së shpejti për Shqipërinë. Por gjithashtu edhe Ylber Ramadani e Kastriot Dërmaku do të paraqiten në Tropikal, për të vazhduar stërvitjen me grupin tjetër të lojtarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top