
Shani Tarashaj është huazuar së fundmi drejt Emenit, me zyrtarizimin që ka ardhur së fundmi nga vetë skuadra angleze. Marrëveshja është arritur për një huazim prej 2 vitesh të sulmuesit 24-vjeçar, ndërsa karriera i ka dalë nga duart në një farë mënyre.
Pikërisht ky futbollist do të linte hapur Shqipërinë, me dëshirën për të ngritur sa më shumë shkallët në klube. Bujë e madhe ishte lëvizja drejt Evertonit, por që prej tre vitesh që është pjesë e anglezëve, asnjëherë nuk e ka luajtur një minutë me ta.
Shumë huazime kanë ardhur që nga Frankfurti, Grashopërsi dhe tani Emeni. Por disi më mirë është historia te Zvicra, atje ku Tarashaj ka luajtur vetëm një minutë në ndeshje zyrtare. Sigurisht, pak për dëshirat e vetë sulmuesit, por shumë për të djegur mundësinë e një tjetër ndërrimi të zgjedhjes. /Shqiperia.ch/