You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Klaus Gjasula zyrtarizohet te ekipi i ri, e prezantojnë me një video

E FUNDIT/ Klaus Gjasula zyrtarizohet te ekipi i ri, e prezantojnë me një video

Tashmë githçka është e sigurtë, Klaus Gjasula është transferuar tek ekipi i Hamburgut në Gjermani. Ditën e djeshme shqiptari bëri shkëputjen me skuadrën e Paderbornit, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij futbollistike.

Ky është një hap i ri i lojtarit të përfaqësueses tonë për t’u rritur profesionalisht. Sot Gjasula ka kryer testet mjekësore dhe gjithçka është gati për 30 vjeçarin që t’i bashkohet skuadrës. Ai ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, e cila përfundon në verën e 2022.

Bëhet fjalë për ekipin e Hamburgut, që ndryshe njihet me termin “dinozaurët” përshkak se është një nga ekipet më të vjetra në Gjermani. Në sezonin e fundit kjo skuadër u rendit në vendin e tretë në Bundesliga 2 dhe kërkon që në sezonin e ardhshëm të ringjitet në elitë. / Sport Ekspres/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top