
Juventusi e ka seriozisht sa i përket tratativave për Elseid Hysaj. Në orët e fundit janë rritur gjasat që bardhezinjtë të përmbyllin marrëveshjen me mbrojtësin e Napolit.
Por mundësitë janë thuajse maksimale që kampionët e Italisë të firmosin me shkodranin ose lojtarin e Manchester United, Mateo Darmian. Interesimi ka ardhur për të dy këta futbollistë, por në varësi të tratativave do të shihet se cili prej tyre do të zyrtarizohet te Juventusi.
Avantazhi i vetëm i Hysajt në këtë duel, është mosha më e re në krahasim me Darmian, duke premtuar një investim më kohëgjatë dhe të suksesshëm. /Shqiperia.ch/