You are here
Home > Kombëtarja > E fundit ishte Belgjika/ Andorra nuk luan pa portier, Shqipëria i ktheu makthin pas 15 ndeshjesh

E fundit ishte Belgjika/ Andorra nuk luan pa portier, Shqipëria i ktheu makthin pas 15 ndeshjesh

Shqipëria e ka fituar me rezultatin 3-0 takimin ndaj Andorrës, që ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Por festa te tifozët shqiptarë ishte disi e venitur, nisur nga rezultatet e fundit apo edhe vetë emri i kundërshtarit.

Gjithsesi, te kjo e dyta lihet shumë vend për diskutim. Nënvlerësimi në futbollin aktual as që duhet të ekzistojë, për më tepër që Andorra nuk e ka lënë veten për një gjë të tillë. Megjithëse nuk flitet për ndonjë Kombëtare me emër të madh që shquhet për fitore, në fushën e saj, të gjithë e dinë se do e kenë të vështirë udhëtimin.

Faktikisht, Shqipëria me tre golat e saj do t’i kthente makthin e para 15 ndeshjeve Andorrës, atëherë kur pësonte gjithmonë një numër të tillë golash. Do të ishte Belgjika që do e mundte me rezultatin 1-4 për herë të fundit, ndërsa në takimet e tjera, kjo Kombëtare ka pësuar gjithmonë pak gola, duke mos e arritur asnjëherë shifrën e 3 realizimeve kundër saj, duke marrë parasysh edhe përballjet ndaj Portugalisë e Zvicrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top