Mes një bujë të madhe erdhi trajneri Tomislav Stipiç në krye të Grashopërsit, duke larguar menjëherë tre shqiptarë nga ekipi. Për ta nisur fillimisht që nga Shani Tarashaj, për të vazhduar më pas me Mërsim Asllani dhe për ta përmbyllur me mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajeti.
Ky i fundit pavarësisht se ishte duke shkëlqyer me Grashopërsin, madje duke gjetur shpeshherë edhe rrjetën, u pa si i padobishëm nga trajneri Stipiç. Tashmë jemi të mësuar, se në zhurmën më të madhe, bëhet gjithmonë një “vrimë në ujë”.
Ashtu ndodhi edhe me Stipiç që pas 2 humbjeve dhe 3 barazimeve, me 33 ditë të qëndruara në pankinën e Grashopërsit, u shkarkua menjëherë nga kryesia e klubit. Ky ekip ndodhet në vendin e fundit, ndërsa stolin drejtues e ka marrë Uli Forte. /Shqiperia.ch/