
Hekuran Kryeziu u dëmtua në ndeshjen e kampionatit, atje ku Zurich u përballë me Xamaxin. Mesfushori shqiptar doli nga fusha e lojës në pjesën e parë, duke bërë që të mendohej edhe një mungesë e tij për takimet e Kosovës.
Por fatmirësisht kjo nuk ka për të ndodhur, pasi Kryeziu ka mbërritur në Kosovë. Tashmë ky lojtar do të jetë i gatshëm për dy takimet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë. Flasim për një futbollist të rëndësishëm për projektin e Shaland, që gjithmonë e ka nisur si titullar me zviceranin në krye. /Shqiperia.ch/