
Shqipëria e ka filluar grumbullimin e saj, sa i përket dy takimeve që kuqezinjtë do të kenë ndaj Turqisë dhe Andorrës. Luhet për kualifikueset e Europianit dhe gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë, është pikërisht te Kombëtarja, duke shpresuar për një tjetër kualifikim historik.
Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, ishte edhe Eros Grezda. Futbollisti i Rangersit ka folur për periudhën e vështirë të kaluar pas dëmtimeve që ka pësuar, ndërsa gjithmonë e ka shqetësuar ideja e humbjes së Kombëtares.
“Kam kaluar një periudhë të keqe dëmtimesh, por jam në formë të mirë, pasi kam punuar shumë. Unë do bëj maksimumin, ndërsa kemi edhe lojtarë shumë kualitativ. E kam thënë edhe më parë se mungesa e Sadikut të vret shumë. E kam qef lojën me të dhe tani e kemi këtu. Panuçi dhe Gerrad janë profile të ndryshme të trajnerit, megjithëse trajneri i Shqipërisë më ka dhënë më shumë besim.
Nëse mendojmë të kualifikohemi, në letër duhet t’i kemi 6 pikë. Fillimisht në shtëpi dhe më pas ndaj një kundërshtari më të dobët. Ne jemi shumë të motivuar, për të bërë gjithë kombin krenar me një tjetër arritje. Kur morra vesh dëmtimin, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte Kombëtarja, që të mos e humbja. Kam punuar edhe me trajner privat, tashmë duhet të shohim sesi do shkojnë gjërat”, ka thënë Grezda. /Shqiperia.ch/