You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Flitej për skemën, Memushaj e sheh ndryshe: Kemi humbur si në mbrojtje dhe në sulm

E fundit/ Flitej për skemën, Memushaj e sheh ndryshe: Kemi humbur si në mbrojtje dhe në sulm

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Turqisë dhe Andorrës, për kualifikueset e vlefshme për Europianin. Kjo është prova e vërtetë për futbollistët e Panuçit, që nuk kanë marrë edhe shumë rezultate pozitive në takimet e kaluara.

Ledian Memushaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, së bashku me Migjen Bashën. Mesfushori vlonjat vuri theksin në faktin se lojtarët duhet të punojnë që të japin më të mirën, pasi nuk ishin skemat e kaluara ato që i sollën problemin e rezultateve Shqipërisë.

“Nuk mendoj më atë që kam bërë me grupin e skuadrës në Itali, por me Kombëtaren. Me rëndësi që Shqipëria të shkojë sa më lartë. Të gjithë lojtarët kanë minuta në këmbë, por kemi edhe disa probleme të mungesave. Le të mendojmë vetëm për takimet e rradhës.

Kemi bërë paraqitje të mira dhe jo të mira. Andorrën nuk e njoh mirë si ekip. Turqia ka një lojtar shumë të mirë si Calhanoglu që luan me Milanin. E di shumë se çfarë na pret. Jam i kënaqur që Sadiku është rikthyer, por edhe Balaj ka bërë ndeshje të mira. Nuk ka ndonjë mënyrë të qartë të skemës, i kemi humbur ndeshjet si kur luajmë në mbrojtje, por edhe në sulm kemi humbur”, ka thënë Memushaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top