You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Eros Grezda përjashtohet nga Rangersi në përgatitje, sa vështirë të gjesh të vërtetën

E fundit/ Eros Grezda përjashtohet nga Rangersi në përgatitje, sa vështirë të gjesh të vërtetën

Eros Grezda nuk do t’i bashkohet ekipit të Rangersit për fazën përgatitore që do të zhvillojnë skocezët në Portugali për javën e ardhshme. Kjo është ajo që raportohet së fundmi nga “Dailyrecord”, me lojtarin e Kombëtares që tashmë duhet të bëj edhe pa skuadrën e tij.

Pak javë më parë, Grezda do të largohej nga Shqipëria për arsye misterioze, ndërsa më pas do të dilte me një prononcim të shkurtër me kryefjalën: “Po ju tregoj të vërtetën”. Atje sulmuesi fliste për një dëmtim që mund t’i rrezikonte edhe karrierën, por koha na tregon se është shumë e vështirë që të gjendet e vërteta për Grezdën.

Ashtu si edhe në rastin e fundit, ku Rangersi nuk e ka marrë në grumbullimin përgatitor. Menaxheri i lojtarit, Ives Cakarun, ka thënë: “Është ende pjesë e skuadrës, por ka qënë në ekipin Kombëtar dhe ishin disa probleme që nuk e lejuan të jetë pjesë e Rangersit. Ne folëm me drejtuesit dhe na siguruan që është pjesë e klubit. Të shohim se çfarë do të ndodh, por për momentin nuk kemi lajme të reja”, ka thënë Cakarun. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top