
Një lajm i minutës së fundit vjen nga Spanja, atje ku raportohet se Elseid Hysaj është shumë pranë Valencias. Pas dëmtimit të Picinit, ekipi spanjoll ka nisur tratativat me mbrojtësin shkodran.
Kjo e pohuar edhe nga vetë menaxheri i Hysajt për “Sky Sport”: “Këtu është një negocim në proces, ndërsa jemi në kontakt me Valencian që nga mëngjesi i sotëm. Nesër mund të kemi të dhëna të tjera më të rëndësishme”, u shpreh Xhuifredi.
Sa i përket detajeve, ky do të jetë një huazim me të drejtë blerje. Disa kushte të caktuara do të vendosen, ndërsa Hysaj do të ketë si limit një numër ndeshjes për t’u luajtur, nga ku do të caktohet edhe nëse Valencia do e marrë përfundimisht kartonin e tij apo do e kthejë te Napoli. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/