
Aventura më e re e Eros Grezdës te Rangersi nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa futbollisti i Kombëtares ka qenë në stol në ndeshjet e fundit. Në momentin e vetëm që Gerrard e aktivizoi gjatë pjesës së dytë kundër Spartakut të Moskës, mesfushori shqiptar gaboi një mundësi të mirë përpara portës, ndërsa tifozët skocez shfrynë pa e menduar dy herë ndaj tij.
Në Skoci të gjithë ngrenë pikëpyetje se çfarë po ndodh me Grezdën, ndërsa për ta qartësuar disi situatën, mendon numri dy i Rangersit dhe zëvendësuesi i Gerrardit, Gary McAllister. Në një intervistë për “Dailyrecord”, McAllister është shprehur se do të vijë edhe momenti i lojtarit të Shqipërisë, ndërsa sa i përket qëndrimit të tij në pankinë deri tani, ia ka veshur dëmtimit dhe 50.000 tifozëve në stadium.
“Të gjitha ata që e kanë parë Grezdën nga afër duke u stërvitur, të sjell njëfarë besimi që ne na bëri ta sjellim në Skoci këtë njeri. Unë jam duke parë një lojtar që po përmirësohet dhe po tregon më shumë besim në gjërat që bën në stërvitje. Përse po qëndron në pankinë? Ai vinte nga një dëmtim që e la gjatë jashtë fushës me Osijekun. Papritma është në një vend ku gjenden 50.000 tifozë në stadium. Ky është ndryshimi”, u shpreh zëvendës trajneri i Rangersit. /Shqiperia.ch/