You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ E dëmtoi vëllai dhe u tha se mbylli vitin, parashikimi i gabuar për Arlind Ajetin

E fundit/ E dëmtoi vëllai dhe u tha se mbylli vitin, parashikimi i gabuar për Arlind Ajetin

Arlind Ajeti u dëmtua në takimin që ekipi i Grashopërsit zhvilloi ndaj Bazelit, ndërsa më ironikja ishte fakti se lëndimi erdhi pas një përplasje me vëllain e tij, Albianin.

Një problem në shpatull bëri që mbrojtësi i Shqipërisë të ndiente shqetësime të mëdha, ndërsa në Zvicër ishin të sigurtë: “Arlindi e ka mbyllur vitin futbollistik”. Por ky ishte një përfundim i nxituar, ndërsa fatmirësisht për lojtarin, ai do të kthehet në një periudhë më të shpejtë në fushën e blertë.

Sipas ekzaminimeve të mëtejshme, i gjithi ai alarm për Arlindin ishte i rremë, pasi futbollisti i Kombëtares nuk duhet të presë vitin e ardhshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës. Ai do të jetë i gatshëm për vetëm disa javë, ndërsa sipas të gjitha gjasave, mund të rikthehet në fushë me Grashopërsin në muajin dhjetor.

Por gjithsesi kjo nuk ndryshon asgjë sa i përket Kombëtares, pasi kuqezinjtë do të luajnë në nëntor dy takimet e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top