You are here
Home > Kryefaqja > E fundit/ Dy talente braktisin Zvicrën për Kosovën, bindet edhe i pavendosuri Demhasaj

E fundit/ Dy talente braktisin Zvicrën për Kosovën, bindet edhe i pavendosuri Demhasaj

Dy lojtarë sapo i janë bashkuar ekipit të Kosovës, duke braktisur Zvicrën. Bëhet fjalë për dy futbollistë si janë Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu. Sipas “Telegraf” futbollistët janë pajisur me pasaportën e Kosovës, gjë kjo e rëndësishme për trajnerin dardanas, Shaland.

Shkëlqim Demhasaj ishte pjesë prej 2 vjetësh i ekipit të Zvicrës U-21, por i ka “braktisur” helvetët, për t’iu bashkuar ekipit të origjinës së tij, Kosovës. Është vetëm 22-vjeç dhe roli i tij është sulmues.  Para pak kohësh u përfol se mund të ishte dhe afrimi i ri i Panuçit tek kuqezinjtë, por vetë futbollisti qe shprehur se ishte i pavendosur. Tashmë ai e bëri zgjedhjen e tij, duke vendosur t’i bashkohet grupit të udhëhequr nga Shaland.

Ndrësa për sa i përket mbrojtësit 21-vjeçar, Mirlind Kryeziu, ishte një çështje thuajse e kryer dhe tashmë mori formën zyrtare. Më në fund dardanasit e kanë qëndermbrojtësin që prej shumë kohësh i kishte munguar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top