Shqipëria U-19 ka marrë një tjetër fitore ndaj Kosovës U-19, në dy takimet që ishin programuar për t’u luajtur në këto ditë. Takimi i parë u mbyll në shifrat 3-1, falë dopietës së Muçit të Tiranës dhe realizimit të Brojas së Chelseat.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ditën e sotme, atje ku të dy sulmuesit, kanë përsëritur takimin e pak ditëve më parë. Vetëm se këtë herë ndryshoi rezultati, që u mbyll me fitoren 4-1 për djemtë e drejtuar nga Nevil Dede.
Miqësorja e sotme u luajt në Prishtinë, atje ku Ernest Muçi ka realizoi golin e parë në minutën e 23-të. Ndërkohë në fundin e pjesës së parë, ka ardhur edhe goli i dytë i Armando Brojës, që nuk po ndalet me kuqezinjtë e vegjël. Kosova do të ngushton diferencën në minutën e 48 me Bytyqin, ndërsa Muçi dhe Broja do të realizonin dy gola të tjerë në minutat 56-të dhe 65-të. /Shqiperia.ch/
Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Malaj, Shiba, Selishta, Hida, Rrahmani, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja (U aktivizuan: Rexhepi, Beqja, Arapi, Asllani, Kacbufi dhe Gashi)