
Trajneri Reja është duke mbajtur një konferencë LIVE në “Tropikal”, së bashku me kapitenin Hysaj, të cilën keni mundësi ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. Kryefjala është padyshim ajo humbje e fundit ndaj Islandës, për të marrë më tepër komente rreth paraqitjes në fushë dhe mënyrë sesi italiani e interpretoi atë takim të kaluar.
Por sigurisht që nuk duhet harruar edhe ndeshje e nesërme e Shqipërisë, ku do të përballet me Moldavinë. Pavarësisht se skuadra që do të na vijë në “Elbasan Arena” duket modeste, nënvlerësimi në këtë pikë do të ishte “vetëvrasje”. /Shqiperia.ch/