You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Debutimi i pazakontë i Mërgim Mavrajt, jashtë stadiumit hidhen bomba molotov

E fundit/ Debutimi i pazakontë i Mërgim Mavrajt, jashtë stadiumit hidhen bomba molotov

Kur kanë mbetur edhe më pak se 15 minuta nga fillimi i takimit, Mërgim Mavraj bëhet gati për të luajtur nga minuta e parë dhe për të debutuar me ekipin e tij të ri, Arisin.

Shqiptarët duket se kanë ndërruar vendin me njëri-tjetrin, pasi në stol është ulur mesfushori shqiptar, Migjen Basha. Arisi do të luajë derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut dhe situata jashtë stadiumit ka dalë nga kontrolli.

Disa njerëz të grumbulluar jashtë stadiumit, kanë hedhur disa bomba molotov, të bëra në mënyrë artizanale, drejt policisë. Nuk është e konfirmuar nëse bëhet fjalë për derbin në fjalë e gjitha kjo që po ndodh, apo është një protestë e një tjetër natyre. Mediat greke dhe disa burime ende të pankonfirmuar, shprehen se ngjarja e rëndë jashtë stadiumit nuk ka të bëj me derbin.

Megjithatë, mes këtij kaosi dhe zhurme të madhe, Mërgim Mavraj do të bëj debutimin në Greqi. Luhet derbi i Selanikut dhe mbrojtësi shqiptar ka mundësinë më të mirë për të treguar sesa vlen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top