You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E fundit/ Çmenduria e madhe e “Kurir”, trajneri dhe serbët e Malit të Zi bojkotojnë Kosovën

E fundit/ Çmenduria e madhe e “Kurir”, trajneri dhe serbët e Malit të Zi bojkotojnë Kosovën

Një presion të jashtëzakonshëm kanë futbollistët serbë Malit të Zi, Mirko Ivanic, Filip Stojkovic, Adam Marusic, Marko Simic dhe Vukan Savicevic. Më herët disa media serbe, si “Informer”, raportuan se këta futbollistë që përfaqësojnë Malin e Zi nuk duhet të luajnë ndaj Kosovës.

Kjo pasi për ta dardanët nuk ekzistojnë si shtet. Madje shumë telefonata kishin mbërritur te protagonistët në fjalë, megjithëse asnjëherë nuk ishin përgjigjur. Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, një lajm i minutës së fundit vjen nga “Kurir”.

Sipas saj, disa orë përpara fillimisht të ndeshjes, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic që kanë lindur në Serbi dhe luajnë me Crevena Zvezdën, kanë bojkotuar takimin e sotëm. Madje nuk do të paraqitet në pankinë, as trajneri i Malit të Zi që ka origjinë serbe, Ljubisa Tumbakovic dhe asistenti Alesandar Jankoviç. Mbetet të shihet sesa të vërtetë ka në të gjithën këtë, apo për të vërtetuar sesa larg shkon fantazia e serbëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top