Shqipëria do të zhvillojë dy takime të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të ardhshëm, teksa do të përballet ndaj Turqisë dhe Andorrës.
Në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm edhe mesfushori shqiptar, që ka vendosur theksin në rëndësinë e takimit të Shqipërisë, apo edhe rinovimit të Kombëtares.
“Ne kemi ndryshime dhe kjo është normale, pasi edhe mosha bën të vetën. Atmosfera është e mirë, ashtu si edhe gjithmonë. Ndeshja e parë është gjithmonë me rëndësi. Kur u kualifikuam në Europianin e Francës, arritëm që të fitonim ndeshjen e parë ndaj Portugalisë. Kemi përballë një kundërshtar të mirë dhe gjithçka do bëhet për tre pikë.
Kemi pasur vështirësi në ndeshjet miqësore, pasi kemi provuar lojtarë të rinjë. Kjo është normale, pasi ka nevojë për rinovim. Sa i përket Ligës së Kombeve, e nisëm mbarë, por edhe duke humbur pa e merituar në Izrael. Kush e kupton futbollin, e di që nuk e kemi merituar. Duhet të bëjmë më të mirën, pasi sa i përket rezultateve, nuk mund të bëhet më keq.
Problemi i Lenjanit nuk duhet të ndikojnë në grup. Sa i përket Strakoshës, është vendimi i Panuçit për arsye të disiplinës. Kemi të rinjë që luan në Europë, pastaj jemi edhe ne pleqtë që luajmë ende si unë dhe Lenjani”, ka thënë me humor Basha. /Shqiperia.ch/