
Bekim Balaj ka qënë i pranishëm në konferencën për shtyp të Kombëtares, në prag të ndeshjes me Islandën. Këtë herë jo më nga “Tropikali”, por nga Frankfurti, atje ku kuqezinjtë tanë po stërviten për takimet e kualifikueseve të Europianit.
Sulmuesi është shprehur se Reja po sheh disa skema dhe modele të lojës, megjithëse është ideuar dhe po përflitet shumë për 3-5-2 e famshëm të Antonio Kontes.
“Realisht kemi skemën 3-5-2, por duke parë edhe alternativa të tjera. Gjithsesi lojtarët janë gati për t’u përshtatur në çdo skemë. Shqipëria ka luajtur historikisht me 1 sulmues, por tani është hedhur opsioni për të luajtur me dy të tillë. Gjithsesi, kushdo që do të luajë, do të jap më të mirën. Cikalleshi dhe unë kemi interesin e përbashkët që Shqipëria të marrë maksimumin”, ka thënë Balaj. /Shqiperia.ch/