You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Bajerni kërkon të marrë talentin shqiptar, Dajaku debutoi 17-vjeç në Bundesligë

E fundit/ Bajerni kërkon të marrë talentin shqiptar, Dajaku debutoi 17-vjeç në Bundesligë

Të reja kanë ardhur mbi merkaton e lojtarëve shqiptarë në Europë. Kështu është ekipi i Bajernit që e ka marrë seriozisht transferimin e talentit shqiptar, Leon Dajaku.

Në sezonin që lamë pas erdhi edhe debutimi i këtij futbollisti në Bundesligë, me ekipin e Shtutgartit. Një arritje që nuk mund të anashkalohet pasi ishte vetëm 17-vjeç, ndërsa e gjitha kjo të lë të kuptosh lehtësisht se për çfarë sulmuesi bëhet fjalë.

“Sportbuzzer” shkruan se Bajerni është hedhur në sulm për të siguruar firmën e këtij talenti, ndërsa më pas pritet që të kalojë te ekipi i dytë për të parë edhe reagimin e Dajakut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top