You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Armando Broja shkel në tokën e Gjermanisë, është gati për “Champions League”

E FUNDIT/ Armando Broja shkel në tokën e Gjermanisë, është gati për “Champions League”

Shqipëria mund t’i gëzohet të ardhmes së bukur dhe të ndritur që ka, me futbollistët e rinjë që janë duke u stërvitur me yjet dhe trajnerët më të përgatitur. Këtë herë është koha të flitet sërish për Armando Brojën, që zyrtarisht është grumbulluar nga Frenk Lampard për ndeshjen me Bajernin e Mynihut në “Champions League”.

Sulmuesi shqiptar ishte duke u stërvitur në Angli me ekipin e parë, por ende nuk kishte dalë lista për lojtarët që do të merreshin me vete në Gjermani. Tashmë Broja ka mbërritur në këtë vend, ndërsa është grumbulluar mes 23 emrave nga ana e Lampard. Një shans i artë për lojtarin kuqezi që mund të debutojë edhe në kompeticionin më të njohur europian duke parë mungesat e shumta të Chelseat, por mbi të gjitha edhe humbjen 3-0 në ndeshjen e parë, me londinezët që mund të fitojnë në këtë përballje konfirmimin e talenteve të rinjë. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top