
Futbollisti shqiptar, Riza Dyrmishi, ka pësuar një dëmtim tepër të rëndë vetëm pak çaste më pare, në takimin mes Lacios dhe Frankfurtit. Në dyluftimin me mbrojtësin e ekipit gjerman, ka ndodhur një incident i pazakontë, ku Durmishi është përplasur në tapetin e blertë në një menyrë shumë të frikshme.
Pas një ndërhyrje të futbollistit kundërshtar, mbrojtësi i majtë i Lacios e ka vendosur dorën e tij në mënyrë të gabuar, duke trembur jo pak të pranishmit në stadium. Sipas informatave të para, futbollisti shqiptar rrezikon të ketë thyer dorën. Dyrmishi la menjëherë fushën e lojës në minutën e 16, teksa vazhdimi i tij në këtë takim ishte i pamundur, për vetë mënyrën e dëmtimit të tij. /Shqipëria.ch/