
Myrto Uzuni është rikthyer sërish te goli me Lokomotivën e Zagrebit. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në barazimin 1-1 me Club Bruge, skuadrën e njohur belge që në sezonin e shkuar doli në vendin e dytë.
Pasi fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë në zonën kundërshtare, Uzuni ka marrë vetë ekzekutimin e saj. Në mënyrën e duhur do ta dërgonte në rrjetë, për të barazuar shifrat që nuk do të ndryshoheshin deri në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/