
Largimi i Panuçit nga Shqipëria, e ka trembur edhe më shumë Andorrën, sa i përket përballjes së nesërme. Megjithëse kjo supozohej të ishte një kartë më shumë për kundërshtarin, duke parë situatën që ne po kalojmë, nuk rezulton e tillë.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Anodrrës, Koldo Alvarez është shprehur se Shqipëria do të jetë edhe më e motivuar pas shkarkimit të trajnerit italian. “Situata ka ndryshuar, pasi kundërshtari është më i motivuar pas shkarkimit të trajnerit. Ne do të përpiqemi që ta kthejmë lojën në favorin tonë, por është e vështirë për lojtarët që të rikuperohen brenda tre ditësh”, ka thënë Alvarez. /Shqiperia.ch/