I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta lojë nga debutimi i tij në kampionatin turk, sulmuesit Kaleb Ekuban, që u përfol që do të rikthehej në Superligën shqiptare.
Skuadra ku ai u transferua,Trabzonspori, arriti të fitonte me rezultatin 4-0 kundrejt kampionëve në fuqi të Galatasaray-t. Një debutim ëndrrash për Ekubanin, teksa në këtë merkato nuk ishin të pakta zërat që mund të ishte lojtar i Flamurtarit.
Sulmusi 24 vjeçar ka treguar se di të përshtatet lehtësisht në çdo ambient të ri, pasi e nis në mënyrë më të mirë, këtë aventurë të re në karrierën e tij./Shqipëria.ch/