
Vetëm përpara pak kohësh, një lajm i bujshëm do të vinte nga Italia e që do t’i habiste të gjithë. Një futbollist i dalë nga Naftëtari, ndërsa aktualisht luan me Lirinë e Prizrenit, mund t’i bashkohet Kombëtares.
Quhet Florian Daci dhe historia akoma nuk ka përfunduar. “Calciomercato” e vazhdon më tej, duke u shprehur se lojtari shqiptar, mund t’i bashkohet Serisë A në verë, ndërsa për të janë në “luftë” Lacio e Genoa. Ndërsa të gjithë janë habitur nga ky shpërthim i papritur i mbrojtësit 27-vjeçar, një media që i përkushtohet vetëm lacialëve, “Laziocraza”, ka vendosur ta shohë çështjen në një tjetër këndvështrim.
“Daci ka një ngjashmëri të frikshme me Parolon, ndërsa më shumë do të ngatërroheni nëse shihni mjekrat e tyre. Për këtë, ai e meriton menjëherë simpatinë e parë të tifozëve. Dy Parolët, ose dy Dacianët, megjithëse do të ishte e përshpejtuar që ta quajmë në këtë mënyrë, mund të vendosen së bashku në fushën e lojës, për të orkestruar të njëjtin band muzikore. Lojtarët rigjenerohen ndonjëherë si një mrekulli.
I vetmi kusht për të vazhduar me ngjashmërinë, është që Daci ta niste nga Salernitana. Por, në rregull, nuk mund të jetë e tillë e historia. Pastaj, edhe vetë Parolo e ka bërë rrëmujën e tij. Kievo, Pistoiese, Foligno, Verona dhe pastaj Seria A, e për të përfunduar te Lacio. Tashmë i mungon vetëm Liga e Kampioneve, ndërsa me ardhjen e një kllouni, përse jo, mund të arrijë edhe atje.
Pra, Lacio mund të marrë një Parolo të dytë, që nuk do të jetë përditësimi i të parit, por mund ta mbështesë atë. Si mund të luajmë ne pa Parolon? E thjeshtë, duke marrë një tjetër”, shkruhet në artikullin tërësisht të veçantë të medias laciale.
Në fund, ka edhe një koment po me plot humor për menaxherin e Dacit, Alessio Sundas: “E dimë, jeni duke e ngatërruar me atë që hani te McDonalds. Por ju themi qartësisht se nuk asnjë lidhje me të menaxheri i tij”, përfundon ky artikull që lidhet ngushtësisht me figurën e lojtarit shqiptar. /Shqiperia.ch/
(Ky artikull është përshtatur në gjuhen shqipe nga “Shqiperia.ch” dhe është marrë nga “Laziocrazia.eu”)